Kosova dëshpëron, barazon me Greqinë në Fadil Vokrri

Opoja.net Opoja.net Sport

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur edhe ndeshjen e dytë të shtatorit, shkruan Sinjali Sport.

Dardanët dëshpëruan kundër Greqisë në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”.

Kosova barazuan në shtëpi me rezultat 1-1, duke lëshuar një mundësi mjaft të mirë që të sigurojnë tjetër fitore.

Të përzgjedhurit e Challandes dominuan ndeshjen në çdo aspekt, përpos në rezultat.

Goli i minutës së 45-të nga Douvikas pritej se ka vendosur gjithçka në këtë ndeshje.

Mirëpo, Vedat Muriqi, nuk mendoi ashtu, pasi sulmuesi prizrenas shënoi në min e 91-të me kokë duke barazuar ndeshjen.

Kosova me këtë barazim mbetet në pozitën e tretë me 4 pikë, derisa grekët kanë tre pikë një pozitë më poshtë.

Dardanët presin me 8 shtator Spanjën në “Fadil Vokrri”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-