Kosova barazon pa gola ndaj Rumanisë

Opoja.net Opoja.net Sport

Kosova ka barazuar pa gola ndaj Rumanisë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve për kualifikimet për Euro 2024.

Fillimi i ndeshjes ishte i ngadaltë me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme, pasi që terreni ishte i vështirë pas reshjeve të shumta të shiut.

25 minutat e para ishin të qeta, pasi të dy skuadrat tentonin lojë të sigurt.

Bersan Celina kishte rastin e parë në ndeshje, kur ai gjuajti në minutën e 28-të, por topi shkoi mbi portë.

Pas tre minutash Florent Muslija dhuroi magjinë në anën e majtë duke e kaluar Staniciun, pastaj duke gjuajtur ngjitur me shtyllën.

Sërish rast i mirë për Muslijën në minutën e 35-të, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Moldovan.

Rumania kishte rast në minutën e 39-të, kur Coman gjuajti, por jashtë porte.

Kosova ka mundur të shkojë në pushim me epërsi, por gjuajtja e bukur e Celinës u ndal nga Moldovan.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Kosovës, që kishin raste për të shënuar.

Mërgim Vojvoda në minutën e 58-të, kalon dy lojtarë, por goditja e tij u ndal nga portieri rumun.

Dardanët gjetën golin në minutën e 69-të me Edon Zhegrovën që gjeti rrjetën pas një goditje me kokë, pas asistimit të Celinës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-