Komunën e Dragashit sot e vizitoi Nënkryetarja e Bullgarisë, znj.Ilijana Jotova, i shoqëruar nga ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, z.Hristo Gudjev, ku u pritën nga kryetari i komunës, z.Bexhet Xheladini, së bashku me dy nënkryetarët, krerët e drejtorive komunale, shefin e Zyrës për Komunitete dhe asambleistin nga radhët e PDK-së, z.Nexhat Selaj.
Kryetari Xheladini, pasi bëri një përshkrim të shkurtër të historikut të Komunës së Dragashit, ai e çmoi lart vizitën që përfaqësuesit e shtetit të Bullgarisë i bënë Komunës së Dragashit, duke i falënderuar njëkohësisht për mbështetjen financiare që populli dhe taksapaguesit bullgarë kanë dhënë në realizimin e disa projekteve në komunën tonë, siç janë furnizimi me pajisje medicinale për QMF-në e fshatit Krushevë para dy viteve, i cili ka kushtuar 35 mijë euro, pastaj renovimi i shkollës në fshatin Kërstec me 25 mijë euro. Gjithashtu, këtë vit Komuna e Dragashit planifikon ta vazhdojë bashkëpunimin me ambasadën e Bullgarisë për realizimin e projektit të parkut zbavitës për fëmijë, i cili pritet të kushtojë rreth 50 mijë euro.
Nënkryetarja e Bullgarisë, z.Ilijana Jotova, e falënderoi për mikpritjen dhe e ftoi Kryetarin Xheladini që, së bashku me një delegacion të cilin do ta zgjedhë ai, ta vizitojë shtetin e Bullgarisë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.