Sot, në Komunën e Dragashit patëm nderin dhe knaqësinë që të kishim mysafir profesorët e nderuar nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë Prof.Dr. Hajrip Mehmeti dhe Prof.Dr. Nuridin Mestani me student të Fakultetit të Bujqësisë-Departamenti Bioteknologji me Zootekni (viti i tretë i studimëve bachelor).
Musafirët u pritën nga kryetari i komunës së Dragashit z.Shaban Shabani me stafin e tij.
Departamenti i Bioteknologjisë me Zootekni në vazhdën e akviteteve të tyre kishin si qellim tw vizitojnë komunën e Dragashit, të takohën me kryetarin e komunës, përfaqësuses te sektorit bujqësisw dhe zhvilimit rural, të bashkëbisedojnw dhe të njoftohën për sektorinë e blegtorisë në këtë komunë e cila nihët si vend me tradita e resurse të begatshme si parskushte të zhvillimit blegtorisë konkretisht dhentarisë dhe produkteve tradicionale si mishi e djathi i Sharrit dhe produkte të tjera.
Kryetari i komunës me stafin e tijë i njoftoi të pranishmit për te arrituarat dhe sfidat e këti sektori ndër vite si dhe planet në të ardhmën. Po ashtu ishin të mirëseardhura sugjerimet e profesorëve në zhvillimin e sektorit të blegtorisë për te ardhmën si një ndër shtyllat kryesorë të zhvillimit të komunës së Dragashit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.