Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Departamenti i Turizmit, ka vendosur tri shtande me materiale informuese dhe promovuese në hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku dhe Komuna e Dragashit ishte pjesë e 5 Komunave të Republikës së Kosovës që shfaqin vendet e tyre turistike.
Këto materiale promovuese dhe informuese kanë për qëllim informimin e vizitorëve për potencialet turistike të Kosovës.
Materialet informuese dhe promovuese janë vendosur edhe në këndin e informatave të përgjithshme, brenda hapësirave të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Përditësimi do të bëhet në baza të rregullta dhe do të jetë i gatshëm katër muaj gjatë sezonit veror përkatësisht, gjatë muajve: maj, qershor, korrik dhe gusht; si dhe dy muaj gjatë sezonit dimëror përkatësisht gjatë muajve dhjetor dhe janar.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.