Komuna e Dragashit ka njoftuar se 21 qershori do të jetë data kur kjo e fundit do të zhvillojë takim me qytetarët dhe subjektet e ndryshme ‘politike dhe juridike’. Takimi do të fillojë në orën 10:00.
Komunat e Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, janë të obliguara që së paku dy herë në vit të mbajnë takime publike me qytetarë.
Këtë po e bën edhe Komuna e Dragashit, me takimin e parë publik të organizuar për këtë vit, ku pritet që ”qytetarët, subjektet politike e juridike, të njoftohen zyrtarisht për çështjet aktuale të angazhimit të pushtetit lokal”, siç shkruan në njoftimin zyrtar të Komunës, të cilin mund ta lexoni këtu./Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.