Komuna e Dragashit nis ofrimin e PAPA testit pa pagesë për gratë në QKMF

Opoja.net Opoja.net Opoja

Komuna e Dragashit ka filluar zbatimin e projektit për ofrimin e PAPA testit pa pagesë për të gjitha gratë e komunës, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Kryetari Bexhet Xheladini dhe kryesuesja e Kuvendit Arijeta Skeraj, gjatë një vizite në QKMF, u informuan nga drejtori Endrit Piraj për detajet e projektit, i cili është iniciuar me mbështetjen e Grupit të Grave Asambleiste dhe mbështet financiarisht nga Komuna dhe donatorë të tjerë. Shërbimi do të ofrohet nga gjinekologu Femi Bojaxhiu, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në 13:00, pa nevojën e caktimit të terminit paraprak. Ky projekt synon të përmirësojë shëndetin e grave dhe vajzave duke e bërë këtë kontroll të rëndësishëm më të qasshëm për të gjitha.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-