Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, së bashku me dy konsorciume dhe një kompani nënshkruan kontratën e Rrjetit të Ujësjellësit për 15 fshatra dhe qytezën e Dragashit.
Fitues i LOTIT 1 në vlerë prej 1,085,566.51€ është Konsorciumi Infra-Plus Sh.P.K& Puna-Sh.P.K, fitues i LOTIT 2 në vlerë prej 657,304.27€ është konsorciumi ALFA.i& RENELUAL TAHIRI Sh.P.K, fitues i LOTIT 3 në vlerë prej 582,388.30€ është kompania “K-ING Sh.P.K”.
Menaxher i LOT 1 do të jetë Ing.Sebahat Hasani, i LOT 2 Ing.Florim Krasniqi dhe LOT 3 Ing.Xhylbear Taipi.
Ky projekt ka filluar të implementohet në vitin 2013, por për shkak të parregullsive lënda ka qenë e bllokuar në OSHP për 10 vite. Komuna e Dragashit kah fundi i vitit të kaluar ka anuluar procesin e tenderimit dhe këtë vit ka shpallur tender të ri, ku procesi i prokurimit është ndarë në tri LOT-e, në mënyrë që ky proces të mos bllokohet. Punimet pritet të fillojnë brenda muajit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.