Komunës së Dragashit duket se i mungon një zyrtar për informim dhe komunikim me publikun, pasi në uebfaqen e saj zyrtare është plasuar një informacion, teksti i të cilit është i kopjuar në tërësi nga një portal lokal këtu në Dragash.
Bëhet fjalë për një aksion që sot ka ndërmarrë një inspektorat komunal për konfiskimin e disa produkteve të dyshimta nga një operator ekonomik.
Lajmi me titull ‘Inspektorati në Dragash bëri konfiskimin e disa llojeve të produkteve të dyshimta’, i publikuar në sajtin zyrtar të Komunës së Dragashit, duket së është kopjuar nga portali Opoja.tv, pasi brenda tekstit që nuk i është ndërruar asnjë shkronjë, gjendet edhe një rresht si ky:
‘Rregullat për dekleracione të mallrave në gjuhën zyrtare si dhe etiketimin e produkteve që të shmangin masat ndëshkuese ndaj tyre përcjellë Tv Opoja.’ Sipas këtij teksti, informacionet për aktivitetet e zyrtarëve të vet në Dragash, Komunës duket se ia ‘përcjellin’ portalet, që në rrethana normale do të duhej të ndodhte e kundërta./Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.