Në një tjetër tender të shpallur, Komuna e Dragashit ka shprehur interesimin për furnizim me libra për bibliotekën publike ”Ymridin Qengaj” në Dragash dhe bibliotekat e tjera në këtë komunë.
Autoriteti kontraktues KK-Dragash ka njoftuar se planifikon të shpenzojë 9,900.00 euro për këtë qëllim.
Njoftimi për kontratë nga Komuna e Dragashit është përgatitur më 10 nëntor, ndërsa është publikuar një javë me vonë në faqen zyrtare. Afati i fundit për dorëzimin e tenderëve ka qenë dita e sotme, deri në orën 13:30, në zyrën numër 8 të Komunës së Dragashit./Opoja.net/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.