Kompania kroate “HS PRODUKT”, të cilën e vizitoi dje presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e madje edhe pozoi me një armë të prodhuar prej saj, sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e kompanisë shet miliona armë në gjithë botën.
“HS PRODUKT” ka rreth 30 vite eksperiencë në fushën e prodhimit të armëve, duke u renditur kështu si një nga prodhuesit kryesor në botë të armëve të vogla të cilësisë së lartë.
Sipas të dhënave, kjo kompani ka shitur mbi 6 milionë pistoleta të prodhuara.
Në katalogun e armëve që kjo kompani ofron nuk janë vetëm pistoletat.
Sipas të dhënave të publikuara në ueb faqe, kjo kompani prodhon 4 lloje të pistoletave gjysmë-automatike: HS-9 G2, kalibër 9×19 mm, me karikator 16+1; SF19 4.5, kalibër 9×19 mm, me karikator 19+1; HS S5 3.3, kalibër 45ACP; H11, kalibër 9×19 mm, me karikator 13+1.
Përveç pistoletave gjysmë-automatike, kjo kompani prodhon edhe armë ushtarake, 5 lloje,
Dhe, produktet e kompanisë që janë më së shumti në treg janë armët ushtarake.
Nga armët ushtarake që i prodhon kjo kompani (njërën prej të cilave e “provoi” presidentja Vjosa Osmani) është edhe VHS-2, pushkë sulmi, e kalibrit 5.56 të NATO-s.
Mirëpo pushka nuk është i vetmi produkt që kjo kompani prodhon.
Sipas të dhënave të publikuara, kjo kompani prodhon edhe VHS-BG, granatahedhës me veprim të dyfishtë me një goditje.
Kjo kompani, e cila ndodhet në Karllovc, prodhon edhe një lloj të pushkës gjysmë-automatike VHS2S.
Kompania në fjalë, sipas të dhënave, ka fituar mbi 40 çmime për armët më të mira, inovacion dhe ndërmarrësi
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.