Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MPBZHR ), Memli Krasniqi gjatë ditës së djeshme ka pritur në një takim njohës shefin e Operacioneve në Zyrën e Komisionit Europian në Kosovë, Luigi Brusa, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë.
Ministri Krasniqi ka theksuar të arriturat e deritanishme në bujqësi, si rezultat i mbështetjes institucionale, por edhe të donatorëve ndërkombëtarë. Më tutje ka shtuar se, avancimi i mëtejmë i sektorit të bujqësisë do të ndikojë edhe në zhvillimin e ekonomik të vendit.
Ai e njoftoi shefin, Brusa se objektivat dhe prioritetet e ministrisë për vitin e ardhshëm janë që të rritet prodhimtaria në vend dhe të arrihen standardet europiane të cilësisë në ushqim.
Krasniqi e ka falënderuar shefin e zyrës së KE-së në Kosovë për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, veçanërisht në sektorin e agropërpunimit.
Ministri ka thënë se MBPZHR-ja është e gatshme që edhe në të ardhmen të bashkëpunojë me KE-në për realizimin e shumë projekteve të tjera në fushën e bujqësisë. Ministri Krasniqi vlerësoi faktin që në kuadër të fondeve të IPA 2, bujqësia është nder prioritetet kryesore.
Ndërkaq, shefi i Operacioneve në Zyrën e Komisionit Europian në Kosovë, Luigi Brusa, i ka vlerësuar zhvillimet e përgjithshme në bujqësi dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Komisionit Europian për të përkrahur edhe më tej zhvillimin bujqësor të vendit./GazetaFjala
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.