Klubi rumun Cluj është në bisedime me Ballkanin për transferimin e Ermal Krasniqit gjatë afatit kalimtar të janarit. Kështu ka raportuar portali rumun “prosport.ro”.
Krasniqi është kërkesë e trajnerit, Dan Petrescu. Cluji dhe Ballkani janë përballur në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
“Tani po zhvillohen diskutimet mes dy klubeve dhe strategjia e Clujit është të shfrytëzoj dëshirën e lojtarit për të ardhur në Rumani. Ermal Krasniqi ka ende kontratë me Ballkanin deri në verë, por Cluj shpreson që në këtë kontekst çmimi për të, të mos jetë shumë i lartë dhe të mund të sillet këtë dimër”, shkruan “prosport.ro”.
Sulmuesi 24-vjeçar në 17 ndeshje të Superligës ka shënuar shtatë gola, ndërsa katër gola ka shënuar në Ligën e Konferencës përfshirë dy në kualifikime.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.