Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, OVL-UÇK, ka thënë se rrjedhja e materialeve të ‘ndjeshme’ nga Pseudo Dhomat e Specializuara në Hagë dhe pengimi i hetimit se si kanë rrjedhur këto dokumente, ka pasur dhe ka prapavi politike.
Kështu ka deklaruar ai në Facebook, ku ka shtuar se, Jack Smith, të cilin Klinaku e ka cilësuar si “monstrum”, asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi, shkruan lajmi.net.
Tutje, Klinaku, ka deklaruar edhe se deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë vullnet e as guxim që t’i ndalojnë padrejtësitë që po bëhen në Speciale.
Postimi i plotë:
Rrjedhja e materialeve të ‘ndjeshme’ nga Pseudo Dhomat e Specializuara në Hagë dhe pengimi i hetimit se si kanë rrjedhur këto dokumente, ka pasur dhe ka prapavi politike.
Ky monstrum Smith, asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi, por sikur UNMIK-u dhe EULEX-i ka bërë padrejtësi duke mos hetuar krimet dhe masakrat e kryera nga pushtuesi serb në Kosovë, e duke ndjekur UÇK-në si NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës as nuk kanë vullnet por nuk kanë as guxim që të ndalojnë padrejtësitë që po bëhen në Pseudo Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.