KGJK-ja akuzon Kurtin se po tenton të ndërhyjë në drejtësi

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shprehur shqetësim pas fjalëve të kryeministrit Albin Kurti i cili ka thënë se është kureshtar të dijë emrin e gjyqtarit dhe emrin e prokurorit që morën vendim për ish-policin Dejan Pantiq të mërkurën. Pantiqit, që dyshohet për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri, i është ndryshuar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak të mërkurën nga një vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë me propozim të Prokurorisë Speciale.

KGJK-ja ka thënë se gjyqtarët duhet të jenë të pavarur gjatë ushtrimit të detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, ndërsa “tendencat për ndërhyrje janë të papranueshme dhe si të tillë i dënojmë fuqishëm”:

“Sa i përket pyetjes së kryeministrit Kurti për emrin e gjyqtarit që ka vendosur në lidhje me këtë rast, Këshilli Gjyqësor publikisht e informon lryeministrin Kurti se bazuar në Kushtetutë dhe Ligj, personi zyrtar kompetent që ka marr këtë vendim quhet gjyqtar i Republikës së Kosovës, vendimet e të cilit duhet të respektohen pa i komentuar, pa përjashtim, përfshirë edhe Qeverinë”, thuhet në reagimin e KGJK-së.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, Arlind Manxhuka, e ka konsideruar “akt tradhtie” lirimin e Pantiqit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-