Kapiteni i Forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Davide Inglese, ka thënë sot se ndërhyrja e KFOR-it në Zveçan më 29 maj, ishte vendimtare për të mbajtur larg përleshjes serbët dhe shqiptarët, transmeton në shqip Gazeta Sinjali.
Sipas The Barron’s të cilët citojnë Inglese, me këtë ndërhyrje, KFOR-i ka arritur që të shmang përplasjet mes të dyja palëve.
“Ishte shumë e dhunshme, por mendoj se ndërhyrja e KFOR-it ishte vendimtare sepse ne i shmangëm përplasjet dhe kontaktet mes dy palëve. Unë mendoja vetëm për ushtarët e mi, mendoja vetëm për detyrën time, që ishte ruajtja e sigurisë, ka thënë ai.
Personeli i KFOR-it me helikopterë dhe me automjete të blinduara rrugore të martën kreu operacione të rregullta monitorimi në Mitrovicë, një qytet me shumicë etnike serbe në veri dhe rajonin përreth.
Dhuna ishte më e keqja e hasur nga KFOR-i që nga viti 2004, thonë shefat e tij, dhe ajo bëri që NATO-ja të sjellë 500 trupa shtesë turke për të forcuar forcën paqeruajtëse.
BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje të dyja palëve që të de-përshkallëzojnë situatën.
Rrëmbimi i tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe gjatë javës së shkuar, ka ngritur edhe më tej tensionet mes të dyja vendeve.
Inglese tha se, pas trazirave të 29 majit, ai kishte folur me të dyja palët në terren në Mitrovicë.
“Ata duan paqen, duan mbrojtjen tonë. Ata duan paanshmëri mes dy pjesëve dhe ne jemi këtu për këtë”, tha ai.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.