KFOR-i Italian dhuron pajisje teknologjike për bibliotekat e Komunës së Dragashit

Një delegacion i KFOR-it Italian nga Komanda Regjionale e Perëndimit, në krye me komandantin, Kolonel Francesco Ferrara, dje kanë vizituar Komunën e Dragashit, ku janë pritur nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, së bashku me drejtoreshën e DKRS-së, Liridona Misinaj dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Një delegacion i KFOR-it Italian nga Komanda Regjionale e Perëndimit, në krye me komandantin, Kolonel Francesco Ferrara, dje kanë vizituar Komunën e Dragashit, ku janë pritur nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, së bashku me drejtoreshën e DKRS-së, Liridona Misinaj dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Opoja.net Opoja.net Opoja

Me këtë rast është bërë dhurimi i disa kompjuterëve dhe një printeri multifunksional laserik me ngjyra për bibliotekat lokale në Komunën e Dragashit, në kuadër të projektit civilo-ushtarak të KFOR-it për të mbështetur komunitetet tona.

Pas pranim-dorëzimit të këtyre pajisjeve,  Kryetari Xheladini u dhuroi mysafirëve të KFOR-it Italian mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e ofruar për qytetarët dhe institucionet lokale të Komunës së Dragashit, përmes donacioneve të ndryshme në arsim, shëndetësi, shërbim të zjarrfikësve etj.

Pas ceremonisë, Kryetari Xheladini dhe Kolonel Ferrara me ekipin e tij vizituan për pak çaste edhe punimet e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës së Dragashit. Gjatë vizitës në sallën e Kuvendit, Kryetari Xheladini i prezantoi Komandantit të KFOR-it një historik të shkurtër të Komunës së Dragashit, duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e parezervë për qytetarët.

Mirënjohje për vizitën Kolonelit Francesco Ferrara i shprehu edhe kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj, e cila e informoi shkurtimisht edhe për punët e legjislativit lokal të cilin e udhëheq.

Në fund të vizitës, Kryetari Xheladini priti Kolonelin Ferrara në zyrën e tij, me ç’rast pranoi edhe një dhuratë simbolike nga ana e tij.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-