‘KF Opoja’, ‘KF Aroma’, ‘ShKA Bresana’ dhe disa OJQ të tjera, fituese të subvencioneve për mbështetje të kulturës dhe rinisë

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Më datën 24 të këtij muaji, një Komision Vlerësues i përbërë nga pesë anëtarë, ka marrë vendim që t’i mbështesë financiarisht disa organizata joqeveritare nga Komuna e Dragashit, që fushëverpimin e tyre e kanë të fokusuar në çështjet e kulturës, rinisë dhe sportit.

Pas thirrjes publike që kishte bërë drejtoria e Komunës së Dragashit për Kulturë, Rini dhe Sport, kanë aplikuar disa organizata joqeveritare për të përfituar mbështetje financiare nga Komuna. Pas shqyrtimit të dokumenteve dhe aplikacionave sipas kritereve, siç shkruan në njoftimin e Komunës, janë përzgjedhur edhe fituesit.

Nga Komuna e Dragashit do të subvencionohen këto OJQ: ‘IRSHD’, ‘Gora Region’, ‘QHPSM’, ‘Avoko’, ‘ShKA Bresana’, ‘ KF Aroma’, ‘ FC Dragashi Sport’, ‘KF Opoja’, ‘Klubi i Mundjes HIDROTERM’.

Në Vendimin zyrtar të Komunës së Dragashit theksohet se “pas kalimit të afatit të ankesave dhe procedurave të tjera të parapara me rregulloret e lartcekura, Kryetari i Komunës do të lidhë kontratat me përfituesit e mjeteve financiare me të gjitha OJQ-të përfituese.”/Opoja.net

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: , , ,
- Reklama-
- Reklama-