Edhe nëse nuk jeni një person që frekuentoni restorante te shtrenjta, këto rregulla duhet të zbatohen në çdo vend ku ju ushqeheni.
Sot sjelljet tona nuk është se lejnë shumë përshtypje por edukata në tavolinë se si të hani një hamburger në mënyrën e duhur apo si të hiqni buzëkuqin nga gota juaj, ju ndihmon që t’i evitoni rastet e çuditshme apo të sikletshme, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.
Nëse keni lënë një takim me dikë dhe jeni ulur për të ngrënë diçka, mos bëni porosinë i pari. Personi tjetër do të detyrohet të bëjë porosi një sallatë apo diçka me çmim më të ulët. Kjo mund ti lë ata të uritur sepse nuk do të donin të bënin një porosi më të madhe.
Nëse gjatë ushqimit ju thërret dikush, preferohet të largoheni nga tavolina dhe të vazhdoni bisedën sepse nëse vazhdoni në tavolinë, personi përballë jush do të ndihet jo rehat.
Pavarësisht mendimit popullor, një pecetë mund të vihet në jakë, por vetëm në rastet kur do të hani supë. Dhe është më mirë të tregoni personit me të cilin po drekoni se do të përdorni një pecetë për të mos marrë njollë.
Eleganca e madhe ju ndihmon të jeni më të përkushtuar. Nëse jeni një një restorant te thjeshtë afër detit dhe po hani karkaleca, ju mund të ushqeheni me dorë. Nëse jeni në një restorant me cilësi të lartë atëherë përdorni pirunin dhe thikën nëse po hani karkaleca.
Buzëkuqi shkakton pak telashe tek femrat sepse pas çdo pije, në gotën tuaj ka shenja. Preferohet të keni buzëkuq me kualitet të mirë që nuk lë shenja në gotë. Nëse nuk mund ta përballoni atë provoni të pini në të njëjtin vend ku keni lërë shenjë në mënyrë që të mos e bëni të gjithë gotën me shenja.
Nëse po hani vezë në restorant, preferohet që të verdhën e vezës ta hani me lugë kurse pjesën tjetër me thikë.
Mos i kryqëzoni këmbët në tavoline, mundohuni ti leni këmbët drejtë në mënyrë që shpina të jetë në pozitë të rehatshme. /Lajmi.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.