Këto 4 komuna të tjera mund të futen nesër në karantinë

Opoja.net Opoja.net Shëndeti

Ministria e Shëndetësisë më 6 nëntor të këtij viti mori vendim për karantinimin e shtatë komunave të Kosovës, nga mbrëmja e asaj dite deri në mëngjesin e së hënës, raporton Gazeta Sinjali.

Komunat në të cilat u ndalua hyrja-dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, ishin Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja.

Përmes këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se kjo masë do të vendoset për çdo komunë tjetër e cila do të hyjë në zonën e kuqe të infeksionit për kokë banori (sipas hartës).

Bazuar në hartën e publikuar sot nga zëdhënësi i kësaj ministrie, Faik Hoti, komunat e tjera të cilat kanë hyrë në këtë zonë janë: Prizreni, Peja, Ferizaj dhe Vushtrria.

Kësisoj, pritet që Ministria e Shëndetësisë të marrë vendim për vendosjen e karantinës edhe ndaj këtyre katër komunave, ashtu siç ishte paralajmëruar në vendimin e 6 nëntorit.

Kujtojmë që për nesër është paralajmëruar mbajtja e takimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, gjatë të cilit pritet të vendosen masa të reja anti-COVID./Gazeta Sinjali/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-