Pas largimit të Tite, Brazili ka mbetur pa trajner.
Brazilianët u eliminuan në çerekfinale të Kampionatit Botëror nga Kroacia, pas ekzekutimit të penalltive.
Ndërsa, tani po përmenden dy emra për pankinën ne latino-amerikanëve.
Trajnerët argjentinas Mauricio Pochettino dhe Marcelo Bielsa janë ndër emrat që po shqyrtohen nga Brazili për t’u bërë trajneri i ri i tyre, sipas Tuttosport.
Ish-trajneri Tite dha dorëheqjen pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës në fazën çerekfinale të Katarit.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.