Kështu sillen njerëzit të cilët fshehin depresionin: Tetë shenja sekrete të cilat pak kush i vëren

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Shëndeti

Depresioni shpesh kalon pa u vënë re

Gjëja më e rrezikshme është se një person duket “plotësisht normal” në shikim të parë, por brenda tij ndodhet një humnerë.

Njeriu është i prirë të fsheh plagët më të dhembshme dhe më të thella të tij nga të tjerët. Kur mbetet vetëm, e vërshojnë problemet.

Qe si sillen njerëzit të cilët fshehin depresionin, transmeton Telegrafi.

1. Duken shumë të hareshëm, vazhdimisht bëjnë shaka

Kujtoni vetëm komikun dhe aktorin e famshëm Robin Willams. Pas buzëqeshjes, ka fshehur një pikëllim të thellë. Nuk mund çdokush të jetë i hareshëm përherë. Nëse personin tuaj të afërt kurrë nuk e keni parë në humor të keq, pyeteni a ndihet mirë?

2. Janë të prirë të sajojnë histori

Njerëzit të cilët vuajnë nga depresioni besojnë që të tjerët megjithatë nuk do të mund t’i kuptojnë. Prandaj, sajojnë justifikime të bindshme që veprimet e tyre t’i fshehin me ndonjë histori. Ata në çdo mënyrë përpiqen të fshehin gjendjen e tyre shpirtërore, përpiqen të duken si njerëz të zakonshëm pa shqetësime dhe probleme të mëdha. Nëse një mik juaji kurrë nuk ka kohë të mjaftueshme të dalë me ju në qytet apo të shoqërohet me ju, pyeteni se çfarë po bën kur është në shtëpi brenda katër mureve.

3. Vuajnë nga devijimet e rutinës së tyre ditore

Njerëzit e tillë ndonjëherë flenë gjumë tepër shumë apo tepër pak. Nuk hanë rregullisht. Gjumi dhe ushqimi janë elemente shumë të rëndësishme për shëndetin. Personi i cili vuan nga depresioni nuk mund t’i kontrollojë veprimet e veta. Mendimet e errëta, ndryshimet e humorit e pushtojnë atë dhe jetën shpesh nuk mund ta bëjnë të rregullt.

Lexo po ashtu:
Shenjat që personi fsheh depresionin e rëndë: Ju luten butësisht për ndihmë!
Shenjat që personi fsheh depresionin e rëndë: Ju luten butësisht për ndihmë!
4. Janë seriozë ndaj disa ushqimeve

Për shembull: një person me depresion e di sa duhet të pijë alkool, ku dhe kur. Nuk ka relaksim. Një person i tillë, për shembull, nuk do të dehet në mënyrë që emocionet e vërteta të mos dalin në sipërfaqe.

 

5. Ata priren të filozofojnë

Njerëz të tillë shpesh mendojnë për kuptimin e jetës, duke kërkuar përgjigje për pyetje të rëndësishme të jetës. Këto mendime e tërheqin sikur një moçal. Ndonjëherë kjo çon në pasoja të rënda.

Lexo po ashtu:
Nëse shfaqni këto shtatë shenja, ju mund të jeni duke vuajtur nga depresioni pa e ditur
Nëse shfaqni këto shtatë shenja, ju mund të jeni duke vuajtur nga depresioni pa e ditur
6. Zakonisht janë shumë të talentuar dhe të vënë re në shoqëri

Shumë aktorë, muzikantë, artistë të njohur vuajnë nga sëmundje mendore. Kreativiteti është rezultat i emocioneve të përjetuara. Një mënyrë për t’u larguar për pak kohë nga bota depresive.

7. Ata priren të kërkojnë kuptim në çdo gjë

Të gjithë duhet të vendosin qëllime për veten e tyre. Ne përpiqemi të bëjmë gjithçka për të mirë. Njerëzit në depresion e dëshirojnë atë edhe më shumë. Ata nxitojnë drejt ekstremeve, duke kërkuar rrugën e duhur që do të ketë kuptim.

8. Ndonjëherë mund të japin shenja

Edhe njerëzit tepër të fshehtë dhe të fortë ndonjëherë mund të dorëzohen dhe të tregojnë dhimbjen e tyre. Një shaka e padëmshme mund të tingëllojë si një thirrje për ndihmë. Nëse dikush ju hapet dhe ju tregon për barrën e tij, ndihmojeni. /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-