Këshilli i BE-së përmend mundësinë e heqjes graduale të masave për Kosovën

Një version i ri i draftkonkluzave të Bashkimit Evropian përdor gjuhë më të zbutuar sa u përket masave të Brukselit ndaj Kosovës.

Një version i ri i draftkonkluzave të Bashkimit Evropian përdor gjuhë më të zbutuar sa u përket masave të Brukselit ndaj Kosovës.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Formulimi i fundit përmend mundësinë e heqjes graduale të masave, mirëpo paralelisht me hapat e Kosovës drejt depërshkallëzimit të tensioneve në veri.

Nuk ka afatizim por konfirmohet se Këshilli i BE-së do të merret me këtë çështje në moment adekuat.

Drafti i ri i konkluzave do të trajtohet sërish në nivel të ambasadorëve, me qëllim të arritjes së pëlqimit, ndërsa ministrat evropian do të duhej t’i aprovonin ato, në takimin e 17 dhjetorit, transmeton RTK.

Në draftkonkluzat për Kosovën mbetet kërkesa e Këshillit të BE-së, që të niset puna drejtë formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe duke nisur me përcjelljen e draftstatutit në Gjykatën Kushtetuese.

Thirrje e veçantë do t’i bëhet Kosovës, që pa vonesa dhe pa parakushte, të zbatojnë marrëveshjen për rrugën drejtë normalizimit të raporteve, me rikujtim se ky është parakusht për përparim në proceset integruese për të dyja palët.

LEXO EDHE:  Sfidat e rrezikshme të Tik-Tokut, kërkohet që Kosova të shqyrtojë mbylljen e tij

Për miratimin e këtyre konkluzave nevojitet pëlqimi i 27 vendeve anëtare të BE-së, janë këto konkluza për procesin e zgjerimit që miratohen çdo dhjetor.

Serbia ka shpresuar se kësaj radhe do të merr pëlqimin e BE-së, për zhbllokimin e negociatave për anëtarësim, që janë të ngrira që nga viti 2021, për shkak të refuzimit të autoriteteve të Beogradit për vendosjen e masave ndaj Rusisë.

Sipas draftit të fundit BE-ja konfirmon se mund ta shqyrtojë këtë mundësi vetëm kur të ketë përparim të dukshëm, në sundimin e ligjit si dhe në dialogun me Kosovën.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-