Kërkohet plaku nga Brruti – Ka probleme me harresën!

Opoja.net Opoja.net Opoja

Plaku, Ismail Halimi, nga fshati Brrut i komunës së Dragashit, 84-vjeç, po kërkohet ende nga bashkëfshatarët e tij dhe deri në këtë çast nuk është gjetur.

Sipas asaj që i thanë redaksisë sonë banorët e këtij lokaliteti, ai është larguar nga fshati rreth orës 19:00 dhe po konsiderohet si i humbur.

Luten të gjitha ata që kanë mundur ta rastisin, ta njoftojnë familjen (044 346 510), ndërkohë që banorët e fshatit Brrut ende janë duke e kërkuar në drejtim të maleve, nëpër të cilat kalon rruga e re, Brrut – Trokan. /Radio Sharri Dragash/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-