Kërkohen sanksione kundër Serbisë për moszbatim të marrëveshjes bazike

Opoja.net Opoja.net Kosova

Presidenti i Serbisë vazhdon të bëjë deklarata kontradiktore në lidhje me obligimet e Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të saj. Sërish Vuçiq ka deklaruar se nuk do t’i zbatojë të gjitha pikat e marrëveshjes.

“Ne do t’i zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë se çka nuk do të zbatoj”, ka thënë Vuçiq.

Shefi i kabinetit, Blerim Vela ka kërkuar sanksione ndaj shtetit serbë.

Blerim Vela- shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka cituar presidentin serb: “Vuçiq për RTS-në e Serbisë duke folur për zbatimin e marrëveshjes me Kosovën ka thënë se ne do të zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do të zbatoj”.

“Një kundërthënie e pastër me atë që është pajtuar dhe me qëndrimin e Bashkimit Evropian. Sanksionet duhet të pasojnë,” ka shkruar Vela në Twitter.

Një reagim i qartë nga Brukseli në lidhje me deklaratat e vazhdueshme kundërthënëse të Vuçiqit dhe zyrtarëve të tjerë të pushtetit në Serbi nuk ka ardhur deri tani.

Ditë më parë, pas takimit të 4 prillit të nivelit të kryenegociatorëve, Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë Jashtme, tha se palët duhet t’i respektojnë të gjitha detyrimet dhe të fillojnë zbatimin e tyre sa më shpejt, duke përfunduar me thirrjet që palët të shmangin përshkallëzimin e situatës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-