Gjatë seancës dëgjimore të hënën në komisionin parlamentar, Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë disa deklarata çorientuese lidhur me linjat e furnizimit me ujë të pijshëm në Deçan, të cilat janë ndërtuar të reja nga KelKos Energy në vitin 2015.
Dukshëm, kjo ka qenë për shkak të mungesës së informatave lidhur me këtë projekt, faktet janë krejt ndryshe:
➢ Janë ndërtuar të reja
dy linjat e furinizimit me ujë të pijshëm për Deçanin dhe për fshatrat afër
Deçanit
➢ I gjithë procesi i
ndërtimit është mbikqyrur nga një mbikqyrës i pavarur i terrenit nga Hidrodrini
➢ Janë hequr gjitha
pjesët e vjetra të instaluara, që kanë përmbajtur materiale potencialisht të
dëmshme, që kanë
mundur të intoksikojnë ujin e pijshëm
➢ Gjitha burimet
ekzistuese të ujit janë lidhur, si dhe janë shtuar burime të reja sipas
kërkesës së
Hidrodrinit
➢ Të dyja linjat e ujit
të pijshëm janë avancuar me dhoma të reja të burimit të ujit, me dhoma
mbledhëse, me
ndërtesat e pikave të larta dhe ndërtesat e dorrëzimit
➢ Testimet përfundimtare
të dorëzimit të tyre për Hidrodrinin më 11 Maj 2015 kanë treguar
rritje signifikante
të vëllimit të ujit të pijshëm për minut me gypat e ri
➢ Planet precise të
ndërtimit paraqesin për herë të parë lokacionin e saktë të gypave
nëntokësorë.
Investimi total i
KelKos Energy në sistemin e ri të ujit të pijshëm për Deçanin dhe fshatrat
përreth ka
kaluar vlerën prej
1,5 Mio. €. Për pesë vite sistemi operon pa asnjë problem nën menaxhimin e
Hidrodrinit.
Duhet të theksohet
që ky sistem i ujit të pijshëm operon plotësisht i ndarë nga hidrocentralet
përgjatë
lumit Deçan. KelKos
Energy nuk ka asnjë lloj përfitimi nga sistemi i ri i ndërtuar, që menaxhohet
në
mënyrë autonome nga
Hidrodrini.
Ky është një shembull
i cili dëshmon plotësimin 100% të kushteve për KelKos Energy në marrëveshjen
me Komunën e
Deçanit. KelKos Energy në vitet në vijim do të vazhdoj angazhimin e vet për
qytetarët
e Deçanit edhe në
fushat tjera si kulturë dhe mbështetje shoqërore.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.