KEDS-i reagon ndaj shqiptimit të gjobave nga ZRRE

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka miratuar propozimet për shqiptimin e gjobave për KESCO-n dhe KEDS-in, duke gjobitur me 8.4 milionë euro KESCO-n dhe 2 milionë e 700 mijë euro KEDS-in në mbledhjen e mbajtur sot.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar KEDS-i duke thënë se sinjalet e para të krizës energjetike janë shfaqur në korrik të vitit 2021, Zyra e Rregullatorit për Energji, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga operatorët KEDS dhe KESCO, nuk ndërmori asnjë masë për parandalimin e kësaj krize.

“Nga kjo deklaratë shihet qartë se Bordi i ZRRE-së, në mënyrë që t’i shkarkojë përgjegjësitë e mosveprimeve të vazhdueshme të tij, ka vendosur t’i gjobisë vetëm operatorët KEDS dhe KESCO, bazuar në të gjeturat e stafit profesional. Pasojat e këtij dënimi, në të njëjtën mënyrë, po ia bartë stafit profesional”, shkruan KEDS, transmeton klankosova.tv.

Gjatë monitorimit të KEDS-it, ZRRE-ja ka konstatuar se kjo kompani nuk kishte prokuruar energji elektrike për mbulimin e humbjeve që parashihet me dispozita ligjore.

Po ashtu, KEDS-i kishte nominuar sasi më të vogla të energjisë për humbje të rrjetit të shpërndarjes se sa vet parashikimi.

Gjobat duhet të paguhen brenda dy vjetëve me nga katër këste.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-