Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, priti sot në takim përfaqësueset nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (KDF), znj.Erina Rrahmani dhe znj.Vjosë Avdiu, me ç’rast nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për angazhimin e një asistenti mbështetës për fëmijët me nevoja të veçanta në ShFMU “Fetah Sylejmani” në Dragash.
Ky memorandum u nënshkrua në kuadër të projektit për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim, duke iu mundësuar qasje adekuate, mundësi të barabarta dhe lehtësim të mësimnxënies, projekt i cili zbatohet nga KDF dhe Komuna e Dragashit me mbështetje të UNICEF-it.
Kryetari Xheladini i falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen përfaqësueset e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar. Komuna e Dragashit do të angazhohet në vazhdimësi në forcimin e partneritetit dhe realizimin e plotë të Planit të Punës me UNICEF-in dhe organizatat bashkëpunëtore, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sociale sa më cilësore për qytetarët tanë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.