KBI në Dragash dhurata për nxënesit e mejtepit në Bresanë për festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Bresanë, 11.09.2016 – Me rastin e Kurban Bajramit, BIRK përmes Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash si dhe sektorit të BIRK “Bereqeti” dhuroi nga një pako dhurata për femijët vijuesë të mejtepit në xhaminë “muderris Rexhep Ismaili” në Bresanë, vijuesit e këtij mejtepi janë nga Bresana dhe Kuklibegu të cilët u gëzuan para festës së Bajramit.

Edhe Imami i xhamisë “muderris Rexhep Ismaili”, Kasam Muhameti, është ndierë mjaftë i lumtur duke e quajtur këtë: “Kush punon, fiton”, gjithashtu imami Muhameti ka njoftuar së të njejtit vijuesë, ditën e Kurban Bajramit, pra më: 12.06.2016, pas fajlës së namazit të sabahut do të shfaqët një program fetarë në këtë xhami.

“KUSH PUNON, FITON -Me rastin e Kurban Bajramit, BIRK, përmes KBI të Dragashit, si dhe sektorit të BIRK “Bereqeti”, me nga një pako, i gëzuan edhe disa vijuesë të Bresanës & Kuklibegut. Të njëjtit vijuesë, ditën e Kurban Bajramit më 12/09/2016, pas faljes së namazit të sabahit do shfaqin një program fetar në xhaminë e re të Bresanës, shkruan imami i xhamisë, Kasam Muhameti.

Imami i xhamisë së re në Bresanë, Kasam Muhameti, i ka uruar mësuesit dhe nxënesit për fillimin e vitit shkollor dhe në mesimet e mejtepit. Gjithashtu imami ka uruar edhe për festën e Kurban Bajramit.

Mësuesve dhe nxënësve, ua urojmë fillimin e mësimit në shkollë dhe mejtep. Allahu iu dhashtë shëndet e suksese.
Ju mirëpresim nesër. -E GËZOFSHI KURBAN BAJRAMIN- ka uruar imami i xhamisë së re, Kasam Muhameti.

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-