Karakteristikat e dhjetë ditëve të para të Dhul-hixhes

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të Cilit kërkojmë ndihmë,
falje dhe udhëzim. Salavatet, selami dhe bekimet e Allahut qofshin për
Muhamedin (a.s.), për familjen e tij, për shokët e tij dhe të gjithë ata që e
ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të dashur vëllezër
besimtarë!

Allahu i Lartësuar për pjesëtarët
e këtij umeti e ka caktuar jetën dukshëm më të shkurtër në krahasim me popujt e
mëparshëm, por, nga fisnikëria e Tij, Ai u ka dhuruar atyre raste të veçanta
sezonale, në të cilat veprat e mira i shpërblenshumëfish. Duke përfituar nga
këto mundësi, pjesëtarët e këtij umeti mund të arrijnë sukses të madh, që
përndryshe do të duhej të kalonin një periudhë shumë më të gjatë kohorenë ibadet
dhe vepra të mira. Në këto raste, thyhet rutina e vendosur, praktikisht shkohet
në rritjen e veprave të dashura tek Allahu dhe në zhvillimin e lidhjes së fortë
dhe konstante me Zotin.

Njëra nga këto raste të
veçanta është edhe 10 ditëshi i parë i muajit dhul-hixhe, për çka ka shumë
argumente, ndër të cilat janë edhe këto:

1. Allahu i Plotfuqishëm në
Kuran thotë:“Betohem në agimin, – dhe 10 netët.” (89/1-2)

Sipas Ibn Kethirit, fjala:Dhjetë
netët
ju referohet 10 ditëve të para të dhul-hixhes, siç kanë thënë
Ibn Abasi, IbnZubejri, Muxhahidi dhe shumë të tjerë.’(Tefsir Ibn Kethir, 8/390)

2. Allahu i Lartësuar thotë:“Dhe
të përmendin emrin e Allahut në ditët e njohura (të therrjes së kurbanit) – të
shtazëve me të cilat i ka furnizuar Ai.”
(el-Haxh, 28)

Ditët e njohura të përmendura në këtë ajet
janë 10 ditët e dhul-hixhes, sipas një numri të madh të dijetarëve. (Tefsir Ibn Kethir, 5/415).

3. Pejgamberi (savs), ka
thënë: “Nuk ka ditë, ku vepra e mirë është më e dashur tek Allahu sesa një
vepër e mirë, që bëhet gjatë 10 ditëve të Dhulhixhes.”
Dikush e
pyeti: “As pjesëmarrja në luftë në rrugë të Allahut?!”Pejgamberi (savs)u
përgjigj: “As pjesëmarrja në luftë në rrugë të Allahut, përveç një burri, i
cili del me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën.”
(Buhariu (969), Tirmidhiu
(757)

Nga hadithi kuptohet se çdo vepër
e mirë që kryhet në 10 ditët e para të dhul-hixhes, për Allahun është më e
dashur sesa një vepër të ngjashme, kur kryhet jashtë këtyre ditëve.

4. Dhjetë ditët e para të
dhul-hixhes përfshijnë ditën e Arafatit dhe ditën e parë të Bajramit të
kurbanit, për të cilat Pejgamberi (savs), ka thënë:“Dita më e lavdishme tek
Allahu është dita e parë e Bajramit, dhe pastaj dita e Arafatit.”
(Ebu Davud dhe Nesai – sahih)

Ajetet dhe hadithet e
përmendura tregojnë qartë vlerën e këtyre ditëve, dhe besimtarit i japin
mundësi ideale për ta forcuar besimin e tij dhe për tu furnizuar me ushqim
shpirtëror, i cili do t’i japë atij forcë dhe lehtësim të vështirësive të
jetës. Në këto ditë, u hapet dera atyre që duan të garojnënë bërjen e veprave
të mira dhe në arritjen e gradave të larta duke ringjallur këtë sunet të lënë
pas dore.

Veprat që
janë të lavdëruara për tu bërë në 10 ditët e para të dhul-hixhes

Besimtarë të
respektuar!

Kuptuam se veprat e mira në 10
ditët e para të dhul-hixhes janë më të vlefshme se ato të njëjtat në kohërat e
tjera, dhe se rastet e tilla sezonale janë begati dhe mëshirë e Allahut të
Plotfuqishëm, të cilat i shfrytëzojnë besimtarët. Për këtë arsye,është e
nevojshme t’i kushtojmë vëmendje të veçantë këtyre ditëve dhe t’i mbushim me
vepra të mira të të gjitha llojeve, veçanërisht këto:

1. Kryerja e haxhillëkut dhe umres. Pejgamberi (savs), ka thënë:“Umreja
pas umresështë shlyerje për mëkatet e kryera ndërmjet tyre, kurse për haxhillëkun
mebrur (haxhin e kryer siç duhet) nuk ka shpërblim tjetër përveç xhenetit.”
(Muttefekun alejhi)

2. Këndimi i tekbirit dhe dhikrit.Ka thënë Pejgamberi (savs):“Nuk
ka ditë që janë më të lavdishme dhe më të dashuratek Allahu sesa këto 10 ditë, prandaj
plotësoni ato me fjalët: La ilahe il-lallah, Allahu ekber dhe elhamdulil-lah.”
(Ahmedi – sahih) Ibn Omeri dhe Ebu Hurejre (r.a.), dilnin në treg gjatë 10
ditëve të para të dhul-hixhes dhe këndonin tekbire, pastaj edhe njerëzit e
tjerë, duke i dëgjuar ata, këndonin tekbire.”(Buhariu)

– Tekbiret lexohen në të
gjitha rastet gjatë këtyre ditëve të bekuara, dheështë paraparë që të këndohen menjëherë
pas namazit duke filluar nga namazi i sabahut të ditës së Arafatit, për ata
që nuk janë në haxhillëk, (kurse për haxhilerët nga namazi i drekës në ditën e
parë të bajramit), deri në namazin e ikindisë në ditën e katërt të bajramit.

– Janë transmetuar disa mënyra
me të cilat sahabët këndonin tekbiret. Mund të këndohen edhe në këtë mënyrë: ‘Allahu
ekber, Allahu ekber, la ilahe il-lallahu vallahu ekber, Allahu ekber ve lil-lahil-hamd.”

3. Agjërimi vullnetar. Agjërimi është ibadet të
cilin Allahu i Plotfuqishëm ia ka atribuar vetvetes për shkak të vlerës së
madhe dhe shkallës së lartë. Në hadithin kudsij, Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo
vepër e birit të Ademit i takon atij përveç agjërimit, ai me të vërtetë më
përket Mua, dhe Unë do të jap shpërblim për të!”
(Muttefekun ‘alejhi)

Transmetohet nga bashkëshortet
e Pejgamberit (savs), se kanë thënë: “I Dërguari i Allahut ka agjëruar 9
ditë të dhul-hixhes, ditën e Ashures dhe nga tri ditë në çdo muaj.”
(Ebu Davud – sahih) Veçanërisht është e
lavdërueshme për muslimanët që nuk janë në haxhillëk, që ta agjërojnë ditën e
Arafatit (9 dhul-hixhe), sepse agjërimin e asaj dite, Pejgamberi (savs) e ka
inkurajuar duke thënë: “Unë konsideroj se me agjërimin e asaj dite Allahu
do t’i falë mëkatet e kryera në vitin e kaluardhe mëkatet e kryera në vitin vijues.”
(Muslimi)

4. Namazi vullnetar.Krahas përpjekjes që namazet e
detyrueshme të falen në xhami, është e lavdërueshme që në ato ditë të shpeshtohen
namazet vullnetare, sepse namazi është nga ibadetet më të vlefshme dhe më të
dobishme. Pejgamberi (savs), duke iu drejtuar Thevbanit (r.a.), ka thënë:“Përpiqu
që të bësh sa më shumë sexhde, sepse për çdo sexhde që ti bën, Allahu do të
ngritë nga një shkallë dhe do ta falë nga një mëkat.”
(Muslimi)

5. Dhënia e sadakës. Allahu i Lartësuar thotë:“O
besimtarë! Jepni nga ata që kemi dhuruar Na, para se të vijë Dita në të cilën
nuk ka shit-blerje, as miqësi as ndërmjetësi! – Pabesimtarët janë mizorë
(zullumqarë).”
(el-Bekare, 254) Prandaj është e lavdërueshme që të zbukurohen këto ditë me
këtë ibadet.

6. Therja e kurbanit në ditët
e bajramit, ngrënia dhe shpërndarja e mishit të kurbanit.

Ka edhe shumë vepra të tjera
që janë të lavdërueshme për të bërë në çdo kohë, veçanërisht në këto ditë, siç
është: leximi i Kuranit, istigfari – kërkimi i faljes, bamirësia ndaj prindërve
dhe fqinjëve, ruajtja e lidhjeve familjare, dhënia e selamit, pajtimi i të grindurve,
inkurajimi për mirë dhe ndalimi i së keqes, braktisja e fjalëve të shëmtuara, ruajtja
e shikit nga harami, nderimi i musafirëve, vizita e të sëmurëve, dërgimi i salavatit
për Pejgamberin (savs), lutja për prindërit dhe vëllezërit në fe, gëzimi i zemrave
të muslimanëve, falja, etj.

Ardhjen e këtyre rasteve të
veçanta sezonale duhet ta presim me pendim të sinqertë nga të gjitha mëkatet,me
vendosmëri të palëkundur për të mos ju kthyer atyre, si dhe me nijet të fortë,që
ato ditë t’i mbushim me vepra të dashura për Allahun.

Allahu i Madhëruar thotë:“E,
ata që luftojnë (përpiqen) për të mirat Tona, Na, me siguri do t’i udhëzojmë në
rrugën Tonë. Allahu, me të vërtetë, është me vepërmirët!”
(el-Ankebut, 69)

I lutemi Allahut të Plotfuqishëm që të na bëjë prej të lumturve, të cilët i shfrytëzojnë këto mundësi, të cilët Ai i mbulon me mëshirën e Tij, dhe me të cilët është i kënaqur, sepse Ai jep frymëzim dhe udhëzon në rrugën e drejtë.

Dr. Hakija Kanurić;

Përshtatje: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-