Sot rreth orës 08:20, në pikën e karburanteve “Ari-Petroll” në Bellobrad, një qytetar kishte shkuar për t’u furnizuar me benzinë por aksidentalisht në veturë është hedhur naftë.
Diskutimi ka kaluar në kanosje me armë zjarri të llojit kallashnikov të cilin Policia e Dragashit e ka sekuestruar pasi e gjeti prapa objektit me 53 fishekë.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të trajtohet sipas procedurës së rregullt.
Po ashtu, dje, një patrullë policore nga Stacioni Policor “Veriu” e ka sekuestruar një pistoletë e llojit ”Crvena Zastava” në oborrin e një restoranti të dasmave ngase një i dyshuar, nën ndikim të alkoolit ka shkrehur fishekë në ajër.
Të dyshuarit i është sekuestruar arma ndërsa rasti i kalon prokurorisë sipas procedurës së rregullt.
Në vazhdim fotoja e kallashnikovit të sekuestruar
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.