Kandidati opojanë për deputet në Turqi

Opoja.net Opoja.net Intervista Opoja Personazhe

Hüseyin Üzer, po kandidon për deputet në Parlamentin Turk, ndërsa në një intervistë për Gazetën KNN ka treguar se më përjardhje është nga fshati Kuklibeg i Opojës.

Hüseyin Üzer kandidat për deputet në Parlamentin Turk  në zgjedhjet  që do të mbahen më 7 qershor 2015 në një intervistë për Gazetën KNN ka thënë se çfarëdo problemi të ketë Kosova, Turqinë çdoherë  e ka mbrapa.

Gazeta KNN: Prejardhja juaj?

Hüseyin Üzer: Jam nga Kosova, prejardhjen e kam nga fshati Kuklibeg i Opojës.

Gazeta KNN: Kur jeni shpërngulur në Turqi?

Hüseyin Üzer:  Në Turqi kemi dal më 21 maj 1965.

Gazeta KNN: Në cilin qytet në Turqi jetoni?

Hüseyin Üzer: Jetoj në Bajrampasha Istanbul, së bashku me familjen.

Gazeta KNN: Ju ku keni lindur ne Opojë apo në Turqi?

Hüseyin Üzer: Fillimisht në vitin 1965 prindërit e mijë kanë dal në Turqi, e më pas kam lindur më 1969 në Istambul.

Gazeta KNN: Shkollimi juaj?

Hüseyin Üzer: Kam studiuar disa drejtime, kam kryer tri fakultete: Stomatologji, Ekonomi dhe Shkenca Politike.

Gazeta KNN: Kur jeni inkuadruar në politik?

Hüseyin Üzer: Pas punëve ditore në profesionin e ekonomisë dhe stomatologjisë, e pashë të udhës që kontributin tim të jap edhe në politikë. Kështu që në vitin 2010 u inkuadrova në partinë më të madhe në Turqi AK parti nën udhëheqjen e ish – kryeministrit, tani kryetarit Recep Tayyip Erdogan.

Gazeta KNN: Cilat kanë qenë postet e juaja në këtë parti?

Hüseyin Üzer: Më 30 mars 2014 kam qenë kandidat në zgjedhjet komunale për kryetar të komunës Bajrampasha (vendlindjes ime), ndërsa tani jam kandidat për deputet në parlamentin Turk në zgjedhjet që do të mbahen më 7qershor 2015.

Gazeta KNN: Çka mendoni për politikën e Kosovës?

Hüseyin Üzer: Kosova dhe Turqia gjithmonë kanë qenë vëllezër, kanë qenë afër edhe me politikë edhe me zemër .Turqia i ka ndihmuar Kosovës dhe do i ndihmojë sa herë që të ketë nevojë. Turqit i duan shqiptarët, se gjithmonë kanë pas raporte të shkëlqyera. “Në kohën Perandorisë Osmane, sulltanët i kanë quajt shqiptarët “Teb’a i Sadıka” populli besnik që kurrë nuk tradhton dhe 43 (sadrazam) kryeministra, Turqia i ka pas prej Ballkanit”.

Gazeta KNN: Nëse të jepet rasti me punu në Kosovë a do kishit pranuar një gjë të tillë?

Hüseyin Üzer: Nëse bëhem deputet mendoj se më shpesh mundem me ardh në Kosovë dhe në shtetet tjera të Ballkanit. Duhet me i forcu lidhjet ekonomike, shoqërinë, se un jam nga Ballkani dhe mundem me i lidh shumë më lehtë punët.

Gazeta KNN: A ka shqiptarë të tjerë të cilët merren me politikë dhe që kanë me kandiduar për deputet në Turqi në zgjedhjet e qershorit?

Hüseyin Üzer:  Janë disa politikanë, por ata janë eliminuar, e di vetëm që janë prej Ballkanit. Është tash një kandidat i pavarur shqiptar dhe nuk sheh (është i verbër). Ndërsa një deputet në Stamboll është nga Gostivari (Gülay Dalyan) e një tjetër e njoh që është në qytetin Izmir dhe ai quhet Rifat Sait.

Gazeta KNN: Për fund një porosi për politikën e Kosovës?

Hüseyin Üzer: “Kosova është bërë shtet, e Turqia e ka pranuar ndër shtetet e para. Shqiptarët nuk duhet t’a harrojnë historinë e Kosovës deri tek shpallja e pavarësisë. Kosovarët mos t’a harrojnë që aleati më i madh i tyre është Turqia e jo Amerika, Gjermania. Ata në Kosovë janë për interes të tyre. Kur ka problem Kosova, Turqia e ndjen me zemër dhe e përjeton rëndë. Kur erdhi serbi në Kosovë, Turqia ka hap dyert për shumë refugjatë nga Kosova. Sot në Turqi jetojnë 2,5 milion refugjatë që dh.m.th më shumë kosovarë jetojnë në Turqi se në Kosovë. Çfarëdo problemi të ketë Kosova, Turqinë e ka mbrapa. Po ua rikujtoj një fjalë siç e tha presidenti Erdogan:”Kosova është Turqi, Turqia është Kosovë ”

Intervistoi: Leunorë Krasniqi  (Gazeta KNN)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: , ,
- Reklama-
- Reklama-