Kandidatët e Koalicionit për Familjen, të udhëhequr nga deputeti Visar Korenica, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Bashkësinë Islame të Komunës së Dragashit. Delegacioni përbëhej nga figura të shquara të listës për deputetë: Dr. Xhemil Sylejmani, Afërdita Saramati, Doruntina Kokollari, Jeton Haxhimustafa, Muhidin Xhezairi, Shahadin Mejzini dhe Pajtim Ademi.
Delegacioni u prit ngrohtësisht nga kryetari i Bashkësisë Islame të Opojës, Driton ef. Çengaj, kryemami Xhafer ef. Fejziu dhe sekretari Nail ef. Halimi.
Gjatë takimit, kandidatët prezantuan vizionin dhe angazhimin e tyre për promovimin e vlerave tradicionale, fetare dhe kombëtare, duke falënderuar udhëheqësit e Bashkësisë Islame për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në ruajtjen e këtyre vlerave.
Në këtë rast u theksua roli historik i klerit mysliman në Kosovë, i cili ka qenë një shtyllë kyçe në përballjen me sfidat kombëtare. Me respekt u përmend sakrifica e 37 imamëve që dhanë jetën për lirinë e vendit, si dhe kontributi i tyre i madh në rezistencën paqësore dhe luftën çlirimtare.
Ky takim simbolizon angazhimin e Koalicionit për Familjen për të ruajtur lidhjet e forta ndërmjet traditës fetare, kombëtare dhe familjare, si dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë me vlera të qëndrueshme.
Kandidatët e listës së Koalicionit për Familjen:
✅ Eman Rrahmani (1)
✅ Visar Korenica (7)
✅ Afërdita Saramati (12)
✅ Jeton Haxhimustafa (19)
✅ Doruntina Kokollari (24)
✅ Xhemil Sylejmani (37)
✅ Muhidin Xhezairi (55)
✅ Shahadin Mejzini (70)
✅ Pajtim Ademi (31)
#KoalicioniPerFamiljen #FamiljaNeQendër #VleratFamiljare #Dragash #Voto129
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.