Ka kohë që Samsung ka prezantuar sensorin e saj me 200MP dhe ka shumë të ngjarë që telefoni Premium i radhës nga kompania jug koreane, Galaxy S23 Ultra ta ketë këtë kamerë.
Me sa duket nuk është i njëjtë me versionet HP1 dhe HP3 që kompania veçse i ka prezantuar dhe kishte disa spekulime që sensori prej 200MP i dizajnuar për S23 Ultra do të jetë shumë i madh, por mesa duket nuk është kështu.
Shitësit e telefonave të mençur kanë një kufizim në madhësi që i pengon ata t’i pajisin telefonat e tyre me sensora shumë të mëdhenj, raporton Phone Arena, transmeton Telegrafi.
Kohët e fundit, kemi parë shumë kompani të përdorin një teknikë të quajtur bashkim pikselësh ku piskelët më të vegjël kombinohen bashkë për të vepruar si një piksel i madh dhe për të nxjerrë imazhe më të detajuara.
Ky lajm vije nga rrjedhësi i informatave Ice Universe, i cili thotë se është 100 për qind i sigurte se kamera kryesore prej 200MP e S23 Ultra do të jetë me madhësi prej 1/1.3 inçëve dhe do të ketë piksle me madhësi prej 0.6μm dhe aperturë prej f/1.7 për të marrë më shumë dritë.
Do not believe any imaginary news, everything is subject to me.
100% confirmed, S23 Ultra main camera:
< 200MP,0.6μm,1/1.3",F1.7 >
It’s only slightly bigger than the iPhone 14 Pro and smaller than other Android flagship phone sensors in 2023. pic.twitter.com/UeHH5C6aJo
— Ice universe (@UniverseIce) September 10, 2022
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.