“Diktat Kampioni” i ashtu quajturi kali më i shpejtë në Ballkan, vjen nga familja Salihu nga Bresana e Opojës.
Kompioni në fjalë Diktati është krenari e gjithë Kosovës, Opojës, dhe vendit ku jeton Bresanës. Familja Salihu e ka ruajtur traditën e sportit të vrapimit të kuajve nga familjaret e tyre brez pas brezi, me dashuri ndajë tyre që mos të harrohet kjo traditë, ky sport dhe të mos mbesin pa kapmionat që vazhdimisht ka sjellur familja Salihu.
Nga pas lufta në Kosovë pas shumë vështersive që na ka berë armiku, u deshtën 7 vite për të rikthyjer sportin e vrapimit të kuajve në Kosovë. Në vitin 2007 familja Salihu me vullnetin dhe dëshirën e tyre, Behar Salihu vendosi që ta vazhdojë traditën familjare.
Behar Salihu, tregon për Portalin “Opoja.net”, se ne si familje e kemi me traditë këtë sport dhe dashurinë që kemi për kuajtë, për të mos harruar tradita e këti sporti familja jonë Salihu e ka filluar që në vitin 1995. Është traditë nga babëgjyshi, stërgjyshi e më larg”.
“Lufta në Kosovë na shkaktoi të gjithëve vështersi, na janë dashur 7 vite për të rikthyer sportin e vrapimit të kuajve. Prej vitit 2007 unë së bashku me familjarët vendosëm për ta vazhduar traditën e tyre”, ka thënë Behar Salihu.
Kënaqesia, dashuria dhe kreanari për të trajtuar, ushqyër dhe ruajtur kuajt me plotë punë, angazhim dhe vullnet e kanë bërë që familja Salihu për të arritur që kuajt e tyre të jenë kampionë nga njeri në tjetri. Familja Salihu çdo vitë po arrinë që kuajt e tyre të jenë kampionë, e viti 2016 kali me emrin “Diktati” arriti të jetë kali më i shpejtë në Ballkan.
Kuajt të përgaditur dhe të ruajtur nga familja Salihu, dalinë në pistë (garë) në emër të fshatit Bresanë, në emër të gjithë Opojës, dhe të gjithë ata që e përkrahin këtë sport.
“I ruajmë i përgadisimë për gara në vrapim, kjo nuk do të thotë se jam unë pronar kur kuajt tonë dalinë në pistë. Në pistë kuajt e familjës Salihu dalinë në emër të fshatit Bresanë, në emër të të gjithë Opojës dhe të gjithë atyre që e përkrahin këtë sport”, është shprehur Behar Salihu.
“Diktat Kampioni”, kali që tani ka familja Salihu
Tani familja Salihu për të mos harruar dhe për të qenë krenar ruan një Kampion me emrin “Diktati” një kal më shumë vlera i cili po i sjellë lumturi familjës Salihu në ç©do garë.
“Diktati”, kampioni i Ballkanit këtë fund vitë e mbyllë me fitore, duke bërë përshtypje ku arriti të tejkalojë kuajt nga Italia, Serbia, Kosova dhe Maqedoni dhe duke i bërë krenar familjën Salihu dhe të gjithë Kosovën.
Kali me emrin “Diktati” në vitin 2014 arriti të na bejë të gjithëve krenar, duke na tronditur me lot në sy, Diktat Kampioni theu rekordin duke arritur në vendin e parë si kampion në Beograd të Serbisë. Ndërsa në vitin 2015 pas shumë lendimeve trupore nuk bëri gara. Viti 2016 pas sherimit Diktati përseri ju kthyje garës duke arritur të behët kali më i shpejtë i Ballkanit dhe u shpallë kampion i vitit 2016.
Duhet të mos harruar se kalorsi i kampionit Diktati është, Ymet Sinani, kalorsi më i mirë i Ballkanit.
Tradita e familjës Salihu po vazhdonë, djali i Beharit, Durim Salihu ka vendosur për ta vazhduar traditë e tyre familjare.
“Unë jam djali i Beharit dhe me shumë vullnet të madh dhe me shumë dashuri tash e tutje do ta vazhdojë traditën e kuajve, siq e kemi traditë famija jonë dhe do ta përcjelli në brezat e ardhshem”, ka thënë Durim Salihu.
“Ne si familje bashkë me vendasit tanë dhe me të gjithë Opojën me vullnet që kemi për këtë sport, me kuajt tanë kurr nuk do të zhgënjehemi, gjithëman vendi ynë ka për të pasur gara, fitore, krenari dhe gëzime”, ka përfunduar Durim Salihu.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.