Kalenderi sërish shkëlqeu në Sternberk të Çekisë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Liridon Kalenderi ka arritur rezultat të shkëlqyeshëm në garën e disiplinës malore EcceHomo, e cila u mbajt në Sternberk të Çekisë.

Kalenderi në një konkurrencë tejet të fortë, në Grupin 1, me Mitsubishi Lancer Evo 9 u rendit i dyti, sukses ky shumë i madh për Kalenderin dhe automobilizmin kosovar në përgjithësi.

Kalenderi shkëlqeu sidomos në vozitjen e dytë, në të cilën pati kohën më të mirë. Shtegun me gjatësi prej 7.8 kilometra, ai e kaloi për 03:04.57 minuta, që ishte për më tepër se 4 sekonda më i shpejtë se në vozitjen e parë.

Pozita e parë i takoi zviceranit me nënshtetësi çeke Ronnie Bratschi, i cili pas dy vozitjeve pati kohën e përgjithshme prej 06:13.01 minuta, vetëm 0.44 sekonda më i shpejtë se Kalenderi.
Podiumi i fituesve në këtë grup u plotësua nga polaku Jedrzej Szczesniak.
Sponzor: Liri Prizren Abi-Center Abi Çarshia Parts Center NT BURAK Motors

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-