Të gjithë konsumatorët ulur jashtë kafenesë Cafe & Konditorei Rothe në Schwerin të Gjermanisë, u detyruan të vendosin kapele që mbajnë distancën prej së paku një metër ndërmjet tyre.
Mënyra se si po praktikohet kjo metodë inovative është ilustruar nëpërmjet një fotografie të realizuar nga persona prezentë, e cila është publikuar në rrjetin social ‘Facebook’.
Kafetë dhe restaurantet kanë filluar të ri-hapen në Gjermani, derisa vendi po fillon të lehtësojë masat e ndërmarra kundër transmetimit të virusit në shkallë të gjerë.
Siç shihet në fotografi, konsumatorët nuk kanë vendosur maska.
Shkalla e infeksionit në Gjermani filloi të ngritej gjatë fundjavës, prej 0,94 në 1,13. /Lajmi.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.