Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet që edhe dita e parë e Testit të Maturës të shkojë sipas planit të paraparë.
Maturantët në ditën e parë të testimit do të kenë pyetje nga lëndët gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze.
Provimit më të rëndësishëm nga shkollimi i mesëm, do t’i nënshtrohen 83 maturantë të Komunës së Dragashit , të të gjitha profileve.
Administruesit dhe monitoruesit janë duke e kryer punën në mënyrë korrekte që procesi i testimit të shkojë për së mbari, nxënësve u urojmë suksese dhe i falendërojmë për edukatën e lartë të treguar gjatë procesit të testimit.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.