Shpesh zhurmat në vesh janë shkaktar i pagjumësisë dhe i stresit, sipas mjekësisë.
Edhe pse tringëllima shpesh është e lidhur me humbjen e dëgjimit, ajo nuk e shkakton dhe as nuk e nxitë humbjen e dëgjimit.
Megjithatë, ekzistojnë disa shkaktarë që e nxisin tringëllimën të ndodhë, në njërën ose tjetrën trajtë të saj.
Ekspozimi i gjatë ndaj zhurmave me intensitet të lartë është njëri dhe mund të themi shkaktari kryesor i tringëllimave në vesh. Përveç zhurmave në vesh, mund të shkaktojë edhe humbje të përhershme të dëgjimit.
Një shumëllojshmëri e kushteve dhe sëmundjeve të tjera mund të çojë tek tringëllima në vesh, duke përfshirë:
– Bllokime të veshit për shkak të dyllit apo ndonjë infeksion i veshit. Mund të jetë edhe ndonjë sëmundje e nervit, e tillë si tumor.
– Aspirina, disa lloje të antibiotikëve, anti-inflamatorët, qetësuesit, ilaçet kundër depresionit si dhe medikamentet kininë.
– Procesi i natyrshëm i plakjes së njeriut.
– Sëmundja Meniere, e cila ndikon në pjesën e brendshme të veshit ose sëmundja Otosclerosis, që dëmton eshtrat e veshit të mesëm.
– Kushte të tjera mjekësore si tensioni i lartë, sëmundjet kardiovaskulare, probleme të qarkullimit të gjakut, anemi, alergji, probleme me gjëndrat tiroide apo diabeti.
– Probleme shëndetësore të qafës apo nofullës.
– Lëndime të kokës apo të qafës.
– Tringëllima në vesh vjen edhe nga alkooli, duhani apo droga të tjera por mjekët kanë treguar se edhe lodhja e stresi ndikojnë mjaft shumë.
Për shkak të lidhjes me disa sëmundje të rrezikshme, ekspertët thonë se duhet të këshilloheni patjetër me mjekun tuaj nëse keni zhurma të tilla në vesh.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.