Këtë javë rikthehen në aksion skuadrat kosovare në garat evropiane.
Ballkani, Drita, Gjilani e Dukagjini do të na përfaqësojnë në arën ndërkombëtare.
Në rrethin e parë të garave, do të luajnë Ballkani, Gjilani e Dukagjini, derisa Drita nga rrethi i dytë, shkruan “Gazeta Express”.
Ballkani e nis aventurën në kualifikueset e Ligës së Kampionëve dhe për kundërshtarë do ta ketë Ludogoretsin.
Nëse suharekasit mposhtin kundërshtarin bullgarë, atëherë kalojnë në rrethin e dytë, në të kundërtën do të jenë pjesë e Ligës së Konferencës.
Përballja e parë mes tyre luhet këtë të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45, ndërsa ajo kthyese të mërkurën e ardhshme.
Të enjten në garat evropiane debuton Dukagjini, që në rrethin e parë të Ligës së Konferencës do të ketë punë me Europan, si vendës.
Kjo përballje nis nga ora 19:00, e gjysmë ore më vonë, Gjilani luan në udhëtim te Niederkorn.
Të dy ekipet, sfidat e radhës i zhvillojnë pas një jave.
E Drita, është kualifikuar direkt në fazën e dytë të Ligës së Konferencës.
Të kaltrit nga Gjilani nuk patën fat në short. Gjiganti çek Viktoria Plzen do të jetë kundërshtari i ekipit kosovar.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.