Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.
Jashari fillimisht e uroi Barduanin për fillimin e detyrës së re si komandant i KFOR-it, gjithashtu e informoi për zhvillimet në FSK, angazhimet, trajnimet dhe aktivitetet të tjera në vijim.
Gjithashtu, u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe më gjerë.
“Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Barduani gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u zotuan që të bashkëpunojnë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.