Fshati Brezne, Dragash. Policia e Kosovës njofton se dje më 04.02.2018 rreth orës 13:25, ankuesi mashkull ka raportuar se shtëpia e vëllait të tij, i cili jeton në shtete perëndimore, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri.
Pas lokalizimit të zjarrit është vërejtur se persona të panjohur kishin hapur me forcë derën dhe dyshohet se pas vjedhjes ia kanë vënë flakën shtëpisë. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.