Mjeti Diskpart i Windows mbishkruan të gjitha të dhënat në një hardisk me zero që konsiderohet si një metodë e sigurte e fshirjes së të dhënave. Kjo aplikohet për hardisqet klasike HDD me disqe magnetike.
Për të fshirë një hardisk në Diskpart, hapni command prompt me të drejta administratori. Për ta bërë këtë shkruani cmd në mjetin e kërkimit në Windows dhe më pas zgjidhni Command Prompt > Run as administrator.
Shkruani komandën Diskpart në dritaren e cmd. Diskpart është një mjet interaktiv që nuk kontrollohet me parametra por me komanda që konfirmohen duke shtypur butonin Enter.
Pas të keni shkruar komandën Diskpart shkruani list disk për të parë të gjitha pajisjet e ruajtjes së hapësirës. Identifikoni pajisjen që dëshironi të fshini.
Nëse disku që dëshironi të fshini është numri 2, atëherë përzgjidhni me komandën Select disk 2. Ndryshojeni këtë numër sipas numrit të diskut.
Për të fshirë çdo të dhënë në të shkruani komandën clean all. Komanda e fshin plotësisht përmbajtjen e diskut.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.