Komisioni Hetimor
Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka intervistuar
kryetarin e Sindikatës së pavarur të Fabrikës së Amortizatorëve në Prishtinë,
Ramush Berisha, raporton Ekonomia Online.
Berisha tha që jemi
shumë të zhgënjyer me gjithë procesin e privatizimit, ngase shumë familje kanë
mbetur pa të ardhura.
“Jemi tepër të
zhgënjyer lidhur me privatizimin e Fabrikës së Amortizatorëve, pasi kjo fabrikë
ka pasur shumë punëtorë dhe ka mbajtur shumë familje ku 9000 familje kanë
mbetur pa bukë goje”.
Ai tha që ky është
një gabim skandaloz, pasi sipas tij, institucionet kanë lejuar që ky proces të
ndodh pa kritere dhe pakontroll.
“Zemra më
dhemb kur shoh që ajo fabrikë është privatizuar dhe ky është një gabim
skandaloz”.
Deputeti i AAK-së, Bekë
Berisha, e ka pyetur Berishën se si është dashur që të bëhet privatizimi.
Kryetari Berisha
tha sa kanë kërkuar që të konsultohen, ngase sipas tij, kjo fabrikë ka pasur të
ardhura e fitme të mëdha, raporton EO.
“Na kemi kërkuar
që të ulemi dhe të bisedojmë, dhe fabrika të fillojë punën normale. Fabrika ka
pasur të ardhura të mëdha dhe kemi llogarit që Kosova ka me ja pa hajrin kësaj
fabrike”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.