Interi i hakmerret Fiorentinës dhe i bëhet hije Napolit në krye

Opoja.net Opoja.net Sport

Interi ka shënuar fitore ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1, në kuadër të ndeshjes së fundit të javës së 24-të të Serie A.

Zikaltërit e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar fillimisht me Lautaro Martinezin, por topi i goditur nga argjentinasi gjeti shtyllën. 

Në minutën e 28-të, u zhbllokua ndeshja, kur mbrojtësi  Marin Pongracic  shënoi në portën e tij për 1-0. Ky gol u kontestua shumë nga mysafirët, pasi sipas tyre topi gjatë aksionit kishte kaluar vijën.  

Image

Pa u mbyllur pjesa e parë, Fiorentina fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Rolando Mandragora që mposhti Yann Sommerin për 1-1.  

Por, Interi e donte fitoren dhe arriti sërish të merrte epërsinë në minutën e 52-të, kur Carlos Augusto asistoi te Marko Arnautovic që shënoi për 2-1. 

Image

Pjesa tjetër e ndeshjes, nuk solli raste dhe Interi mori fitoren e 16-të sezonale, ku tani me 54 pikë është në vendin e dytë. 

Fiorentina mbetet e gjashta me 42 pikë. 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-