Një person në rrugën “Bedri Pejani” në Prizren, i ka vë flakën një makine në parking.
Policia përmes raportit të sotëm policor, njofton se viktima, makinës së të cilit i është vënë flaka, ka arritur ta lokalizojë vetë zjarrin, megjithatë zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Dëmet nga zjarri në veturë janë të konsiderueshme, ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.koha.net
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.