PLLAJNIK, 21 dhjetor 2016 – Gjatë ditës së sotme diku rreth orës 14:00, banorët e fshatit Pllajnik kanë vërejtur një zjarr në bjeshkën e tyre. Rinia e fshatit kanë dalur në vendin ku është hapur zjarri dhe me inciativën e tyre, ata kanë arritur ta ndalin zjarrin pas 4 orë përpjekjeve.
Institucionet komunale nuk kanë dalur në vendin e ngjarjes, edhe pse ky vend është shpallur Park Nacional i Sharrit.
Rinia e Pllajnikut kanë raportuar në Portalin “Opoja.net”, se zjarri është venë nga persona të panjohur, jo nga fshati jonë. Ne jemi përpjekur dhe arritem ta ndalim zjarrin për 4 orë, në një sipërfaqe diku rreth 7 kilometra.
Zjarri në bjeshkën e vendit të quajtur “Kleq” është duke u përhapur ende.
© Opoja.net
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.