Humbisni kohë (pakuptuar) duke bërë ‘scroll’ në rrjete sociale? Shkenca ka një term për këtë!

Opoja.net Opoja.net Teknologji

E gjeni veten duke parë me orë të tëra video në rrjete sociale? Meme ose Reels në Instagram dhe Tik Tok? Epo, le ta pranojmë: Na ndodh të gjithëve!

Nëse e gjeni veten duke parë pafund video, ndoshta po vuani nga brain rot (truri i kalbur), një term që ka fituar titullin “Fjala e Vitit” nga Oxford.

Ky është një term që pasqyron shqetësimet mbi ndikimin e konsumimit të sasisë së tepërt të përmbajtjeve të cilësisë së ulët online, veçanërisht në rrjetet sociale. Përdorimi i këtij termi ka shënuar një rritje prej 230% nga viti 2023 në 2024.

Psikologu dhe Profesori i Universitetit të Oxfordit, Andrew Przybylski, thotë se popullariteti i fjalës është një “simptomë e kohës në të cilën jetojmë”.

‘Brain rot’ tejkaloi dhe të tjera fjalë virale, përfshirë demure, Romantasy dhe dynamic pricing.

Çfarë është ‘brain rot’?

‘Brain rot’ apo tru i kalbur përcaktohet si dëmtimi i supozuar i gjendjes mendore ose intelektuale të një personi, veçanërisht si pasojë e konsumimit të materialeve që konsiderohen si të parëndësishme ose të thjeshta.

Përdorimi i parë i regjistruar i termit ‘brain rot’ është shumë më herët se krijimi i internetit – ai u shkrua në vitin 1854 nga Henry David Thoreau në librin e tij ‘Walden’.

Ai kritikonte tendencën e shoqërisë për të dekurajuar idetë komplekse dhe e konsideronte këtë si pjesë e një tendence për të bërë përpjekje intelektuale.

Ky term fillimisht mori popullaritet në rrjetet sociale ndër komunitetet Gen Z dhe Gen Alpha, por tani po përdoret më gjerësisht për të përshkruar përmbajtje të cilësisë së ulët dhe pa vlerë që gjendet në platformat sociale.

Prof. Przybylski thotë se “nuk ka asnjë provë që brain rot të jetë një fenomen real”.

“Përkundrazi, ai përshkruan pakënaqësinë tonë me botën online dhe është një fjalë që mund të përdorim për të përmbledhur shqetësimet që kemi rreth mediave sociale.”

Casper Grathwohl, President i Oxford Languages, thotë se duke parë fjalën e vitit të Oxford gjatë dy dekadave të fundit, mund të kuptojmë se si shoqëria është më e shqetësuar për mënyrën se si po evoluon jeta jonë virtuale, se si kultura e internetit po depërton kaq shumë në atë që jemi dhe atë që flasim.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-