Historia jonë po shtrembërohet!

Opoja.net Opoja.net Opinione

Shkruan: Hysen Bojaxhiu

”Të mos dimë çfarë ngjarjesh kanë ndodhur para nesh është njëlloj sikur të mbetemi gjithmonë fëmijë”  – Ciceroni

Çdo ditë e më tepër po vjen duke u shtrembëruar historia e Kosovës, por edhe e shqiptarëve në përgjithësi. Është për keqardhje se si përbuzet dhe hidhet posht e kaluara jonë e lavdishme. Nuk duhet të shkojmë shumë larg në histori për të shikuar se si gjithmonë historia jonë nuk është treguar siç ishte dhe si duhej të tregohej, por gjithmonë është shtrembëruar nga fqinjët tanë. Nëse e shikojmë se çfarë bëhet me historinë e cila është zhvilluar hiç më larg se 21 vite më parë, është për të të ardhur keq.

Po a është duke u shtrembëruar historia për shkakun tonë apo të historianëve?! Për mendimin tim, historianët mund ta kenë një pjesë të vogël të fajit, por një pjesë shumë të vogël. Ndërsa fajin kryesor e ka shteti, i cili historisë si shkencë kurrë nuk i ka dhënë atë rëndësi që e ka dhe që e meriton. Asnjëherë nuk bëhet reagim kur historia jonë nuk po thuhet siç duhet, por po thuhet ashtu siç dëshirojnë  fqinjët tanë por edhe shtetet tjera.

Një shembull i tillë i shtrembërimit është edhe kjo pjesë kur nënçmohen gratë shqiptare. T’i nënçmosh gratë shqiptare se kinse ato kanë qenë të paarsimuara, të prapambetura e gjëra nga më të kotat është vërtet për keqardhje, kur e dimë se këta libra e këto shkrime bien në dorën e njerëzve të cilët nuk e dinë historinë tonë dhe nuk kanë njohuri për të. Atëherë ne paraqitemi në sytë e tyre si njerëz të prapambetur e të paditur. Se sa kanë qenë të arsimuara gratë dhe nënat shqiptare do t’i përmend disa: Mbretëresha Teutë, Dora D’Istria l, Nëna Terezë, Shotë Galica, Xhevë Lladrovci e qindra e qindra të tjera që meritojnë të ngrihen në piedestalin më të lartë.
Gjëja tjetër e tmerrshme është ta quash Masakrën e Reçakut si incident e jo masakër.

E shumë e shumë gjëra të tjera qe po shtrembërohen. Për këto padyshim nuk kanë gisht historianët shqiptarë, por ata historianë të shteteve tjera. Nuk duhet lejuar që të na nënçmohet kështu historia e të ofendohemi për çdo ditë. Shteti duhet të reagojë që të mos bëhen gabime të tilla ndaj historisë sonë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: ,
- Reklama-
- Reklama-