Hetimi i Ilir Metës, Prokuroria e vendosur t’i shkojë deri në fund

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Intervista

Kreu i prokurorisë së Posaçme (SPAK) në Shqipëri, Arben Kraja ka folur për rastin e hetimit të ish-presidentit Ilir Meta.

Në një intervistë për RTSH, ai përpiqet të jetë sa më korrekt, kur flet për hetimin e politikanëve.

Me frazën “sekret hetimor” shpëtohet nga publikimi i detajeve të rëndësishme, por në rastin e hetimit të Ilir Metës për lobim të paligjshëm, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, pak gjëra mund t’i thoshte.

Veçanërisht gatishmërinë për të bërë çdo veprim për hetim të plotë të padive.

Intervista e plotë:

Arben Kraja: Çështja ndaj ish- presidentit është hapur, si një kallëzim i gazetarëve dhe i një ish- deputeti. Po hetohet dhe po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar çfarë ka ndodhur.

RTSH: Ju jeni vetë prokuror në atë çështje?

Arben Kraja: Po, jam një nga prokurorët e çështjes.

RTSH: A qëndron ndonjë prej akuzave ndaj zotit Meta?

Arben Kraja: Nuk mund të flas për gjëra konkrete, pasi çështjet janë në hetim.

RTSH: Po, “sekreti hetimor” është kthyer në gijotinën e transparencës.

Arben Kraja: Ka të bëjë me objektivitetin. Ne po kryejnë të gjitha veprimet për të kuptuar çfarë ka ndodhur.

RTSH: Ju kanë ardhur përgjigje nga bankat?

Arben Kraja: Shkojnë kërkesa dhe vijnë përgjigje, pa diskutim.

RTSH: Po për letërporosinë nga SHBA keni marrë përgjigje?

Arben Kraja: Nuk dua të futem në detaje konkrete. Përgjigjet nuk kanë ardhur ende. Do t’i bëjmë të gjitha veprimet e mundshme, përfshirë edhe marrjen e provave jashtë vendit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-